Në gjysmën e dytë të qershorit do të bëhet rikonstruimi i Qeverisë, tha Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski ende nuk mund të thotë nëse emërimi i një ministri të ri për të zëvendësuar Arben Fetain, i cili dha dorëheqje, do të jetë ndryshimi i vetëm në Qeveri. Duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas vënies në punë të pishinës së re në Karposh, ai njoftoi ndryshime si në parti ashtu edhe në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

“Tani jam i përkushtuar ndaj ndryshimeve të brendshme partiake, ristrukturimit. Planifikojmë ta përfundojmë këtë afërsisht deri në mesin e qershorit dhe tashmë në gjysmën e dytë të qershorit të ulemi me partnerët qeveritarë dhe të diskutojmë se si të vazhdojmë. Mendoj se do të ketë formë në gjysmën e dytë të qershorit”, tha kryeministri Mickoski.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, më 1 qershor, përmes letrës publike dha dorëheqje nga funksioni i tij në Qeveri. Ai tregoi se po largohet me “me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër”. Arben Fetai ishte formalisht zëvendëskryeministër përgjegjës për qeverisjen e mirë, por ishte paraqitur në punë për një kohë të gjatë, dhe sipas informacioneve nga periudha e kaluar, aktivitetet e tij të fundit publike si bartës i kësaj pozite datonin që nga marsi. Ai as nuk mori pjesë në seancën e pyetjeve të deputetëve më 18 maj, pavarësisht njoftimeve të mëparshme se do të jetë i pranishëm dhe se do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.