Me të holla deri në liri: Doli nga paraburgimi banori i Velesit i cili gjykohej për tregti me fëmijë të shantazhuar

Në liri doli banori 26-vjeçar nga Velesi i cili ishte në paraburgim, ndërsa gjykohej për “tregti me fëmijë”. Derisa Prokuroria ka hapur procedurë për të dëshmuar se ai me kërcënim ka detyruar një 15-vjeçare të abuzohet seksualisht dhe është xhiruar, Apeli e lëshoi të dalë nga paraburgimi. Garanci në vlerë prej 70.000 euro të cilën banori i Velesit e ka dhënë, për Apelin është dëshmi e mjaftueshme se ai nuk do të ikë. Avokatja e viktimës alarmon se vajza ndjehet e pasigurtë, ndërsa nuk shikon arsyeshmëri në veendimin e Apelit. Që të lëshohet nga paraburgimi, Apeli fillimisht ka sjellë vendim në të cilin thuhet se banori i Velesit nuk mund të ndikojë tek dëshmitarët. Tani, me garancinë sjellin edhe vendim se nuk mund të ikë, shkruan Skopje1.mk, njofton Portalb.

“Lidhur me pyetjet e dërguara lidhur me lëndën shpjegojmë se në rastin konkret baza e masës paraburgim është vetëm për shkak të rrezikut sipas nenit 165 paragrafi 1 pika 1 nga Ligji për procedurë penale, ndërsa jo edhe për shkak të ndikimit të dëshmitarëve ose përsëritje të veprës. Përndryshe, kundër të akuzuarit është caktuar masë paraburgim e llogaritur nga 36.01.2023. Masa garanci është një nga masat për sigurim të prezencës së të akuzuarit. Në këtë fazë të debatit kryesot këshilli vlerësoi se garanca e ofruar është e mjaftueshme sipas bazës dhe vlerës për sigurim të prezencës së të akuzuarit”, thonë nga nga Apeli.

Lirimi solli frikë shtesë tek vajza minorente, potencon avokatja e saj Natasha Boshkova. Ajo pohon se praktikë e pezullimit të paraburgimit për një vepër të këtillë – nuk ka pasur. Shton se nuk shikon arsyeshmëri për vendimin.

“Përvoja ime paraprake në raste të këtilla të ngjashme ku ka aktakuzë për vepër të këtillë penale, nuk ka pasur praktikë për pezullim të paraburgimit gjatë procedurës. Nëse gjykata e shkallës së parë ka vendosur se mund të ndikojë ndaj dëshmitarëve, mendoj se ende kjo është e mundur, kështuqë, nuk e shoh arsyeshmërinë sikur tani, në këtë fazë të procedurës nuk mund të ndikojë ndaj dëshmitarëve. Nuk e kam parë vendimin dhe nën çfarë kushte është lëshuar personi, vetëm e di se është pezulluar. Konsideroj se në këtë fazë të procedurës, deri kur jemi, nuk ka kthesë se kush ndikon në gjykatën e shkallës së dytë të thotë se nuk mund të ketë ndikim ndaj dëshmitarëve, nëse paraprakisht, kjo ka qenë baza për caktim të masës paraburgim”, thekson avokatja Boshkova.

Vajza, e cila sipas Prokurorisë ka qenë seksualisht e eksploatuar, ndërsa tani banori i liruar nga Velesi e ka mashtruar, pastaj me material pornografik e ka shantazhuar – nuk është e vendosur në shtëpiza të ashtuquajtura të sigurta. Ajo është në shtëpi, ndërsa avokatja shton se lëshimi i të akuzuarit të parë do të ndikojë ndaj sigurisë së saj.

Lënda është në fazë të gjykimit, ndërsa kishte edhe pranim të fajit. Kështu, një tjetër banor i Velesit (27) për abuzim seksual të një vajze është dënuar me dy vite burg. Janë të akuzuar banorë të Velesit.