Me ndryshimet ligjore, në Maqedoninë e Veriut pritet të ketë më shumë sindikata
Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) Marjan Risteski pret që së shpejti të miratohen ndryshimet ligjore për përfaqësimin e sindikatave dhe të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomik – Social., raporton MIA. Siç deklaroi sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ngërçi është i madh dhe do të ishte mirë që sindikatat vetë të merren vesh lidhur me pagën minimale, e jo si në Serbi, për të të vendosë Qeveria.
Sipas Risteskit, nëse ka më shumë sindikata, më i mirë do të jetë dialogu social dhe në interes të punëtorëve.
“Me sugjerimin tonë dhe disa nga deputetët propozuan ligj me procedurë të shkurtuar që do ta ulte përfaqësimin e sindikatave nga 10 në 5 për qind. Në këtë mënyrë, do të përfshihen më shumë sindikata.”, deklari Risteki.
Ai pret që këto ndryshime të kalojnë në Kuvend.
“Kur të vijë pika e rritjes së pagës minimale, kur të vijnë ligje që janë në interes të punëtorëve, ja ku është publiku, mediat, atëherë do të shohim se si do të reagojmë. Të mos paragjykojmë paraprakisht. Nëse ka më shumë sindikata, dialogu social do të jetë më i mirë dhe në favor të punëtorëve. E patë se deri në çfarë mase na ka sjellë praktika e një sindikate, 30 vjet. Një sindikatë është gjithashtu subjekt i presionit politik, dhe përfiton edhe udhëheqja e ngushtë”, theksoi Risteski.