Me cilët shtete kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti ka arritur të regjistron një deficit tregtar 1 043 274 000 euro, përkundër asaj se në këtë periudhë është rritur eksporti e është ulur importi, krahasuar me vitin e paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar-maj të vitit 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut për pesë muaj ka eksportuar në vlerë prej 3 557 689 000 euro, ndërsa ka importuar mallra në vlerë prej 4 600 963 000 euro, ashtu që mbulimi i importit me eksport është 77.3 %. Në eksport pjesëmarrje më të madhe kanë katalizatorët e transportuesve, ndërsa në import vajrat e naftës.