Pas shumë muajve pritje, filloi procedura për vauçerët e shumëpërfolur për studentët e RMV-së

Shumica parlamentare e ka dorëzuar në Kuvendin e RMV-së propozim-ligjin me të cilin mundësohet ndarja e vauçerëve për studentët, me të cilët ata mund të blejnë kompjuterë apo tabletë, transmeton Portalb.mk. 

Deputetja e VLEN, Feride Haxhiu se për këtë masë do të shpenzohen 850 milionë denarë, 215 milionë denarë nga buxheti i vitit 2025 dhe 635 milionë denarë nga buxheti i vitit 2026. 

“Çdo student në të gjitha universitetet shtetërore apo private në RMV do të ketë të drejtë të përfitojë një vauçer me vlerë për blerjen e një laptopi apo kompjuteri. Vauçeri do të jetë një ndihmë e drejtë për drejtë financiare që synon të lehtësojë në teknologji si dhe të përmirësojë cilësinë e të mësuarit dhe përgatitjen akademike”, tha Haxhiu. 

Vauçerët prej 250 eurove për pajisjet elektronike për studentët fillimisht u paralajmëruan në tetor 2024 nga kryeministri Hristijan Mickoski, por që atëherë e deri tani studentët nuk i kanë marrë të njëjtat.