Me 12 milionë euro do të rinovohen kazermat në Maqedoninë e Veriut
Me 12 milionë euro planifikohet të rinovohen kazermat në mbarë vendin, transmeton Portalb.mk.
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski njoftoi se Kazerma në Shtip tashmë po pajiset me një objekt të ri të rikonstruktuar prej 1.000 metrash katrorë.
I pyetur për ndihmën ndërkombëtare për modernizimin e Armatës, Misajllovski tha se të gjitha projektet e planifikuara dhe të dakorduara janë në fazën e realizimit.
Tashmë janë pranuar automjetet e para me të cilat po modernizohet parku i automjeteve të Armatës, ndërsa muajin e ardhshëm pritet të përshtaten edhe automjete të tjera.
Në plan janë të mbërrijnë edhe dy helikopterë, ndërsa plani për modernizim parasheh blerjen e sistemeve të reja bashkëkohore dhe sistemeve me fuqi më të madhe zjarri.
Pritet të mbërrijnë 10 automjete të blinduara nga Turqia.
Në fazën përfundimtare është edhe tenderi për blerjen e 4.000 uniformave dhe po aq palë çizmesh.