Mbi 5 mijë nxënës e studentë në Maqedoninë e Veriut janë të vendosur në konvikte
Në konviktet e Maqedonisë së Veriut janë të vendosur mbi 5 mijë nxënës dhe studentë, numër që shënon rritje në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konviktet e arsimit fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit 2025/2026 është 5 232, që paraqet rritje për 7.0% krahasuar me vitin paraprak 2024/2025”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në konvikte kemi 55 nxënës të shkolla fillore, 1 750 në të mesme, 31 në shkollat fetare ortodokse, 57 në ato islame dhe 3 427 studentë.
“Gjatë vitit 2025/2026 ka gjithsej 9 konvikte për studentë dhe 19 për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe shkollave të mesme fetare”, raportoi Enti, duke raportuar që në këto konvikte janë gjithsej 457 të punësuar.