Mbi 37 mijë garues nga shumë vende morën pjesë në Maratonën e Tokios

Fitues të edicionit të sivjetmë të Maratonës në Tokio janë keniani Benson Kipruto në konkurrencën e meshkujve dhe etiopiasja Sutume Asefa Kebede në atë të femrave, raporton Anadolu.

Më shumë se 37.000 garues nga shumë vende të botës vrapuan në maratonë këtë vit.

Gara prej 42,1 kilometrash në kryeqytetin japonez është ndër gjashtë garat më të famshme të maratonës në botë, së bashku me garat në Boston, New York, Chicago, Londër dhe Berlin.

Tri vendet e para te meshkujt u takuan vrapuesve nga Kenia. Kipruto ishte i pari me kohën 2:02:16. I dyti ishte Timothy Kiplagat dhe vendin e tretë e fitoi Vincent Kipkemoi Ngetich.

Ndër femrat, e para ishte Kebede nga Etiopia me kohën 2:15:55. Rosemary Wanjiru e Kenias fitoi medaljen e argjendtë dhe Amane Beriso Shankule e Etiopisë fitoi medaljen e bronztë.

Kipruto dhe Kebede vendosën rekorde me kohën e tyre.

Maratona e Tokios është e para e vitit kalendarik nga maratonat kryesore botërore.