Tri gra viktima të dhunës në familje në 24 orët e fundit në RMV

Ditën e djeshme në polici janë raportuar tre raste të dhunës në familje. Rastet janë raportuar në Shtip, Gostivar dhe Shkup, transmeton Portalb.mk.

Dje rreth orës 15:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Shtip kanë arrestuar N.M. (46) nga Shtipi pasi pas një debati të mëparshëm, në shtëpinë e familjes, duke përdorur sende të forta dhe të mprehta, ka sulmuar fizikisht gruan e tij të pamartuar 39-vjeçare.

Në ora 16:30 në Stacionin Policor Gostivar, një grua 36 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes nga bashkëshorti i saj N,I.

Mirëpo, në orën 18:30, në Stacionin Policor të Aerodrumit, një 26-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:20 në zonën e Komunës së Aerodromit pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.P.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresat përkatëse, njofton MPB.