Mbi 2 milionë udhëtarë i kanë shfrytëzuar aeroportet e RMV-së për tetë muaj, tani edhe linja e re Shkup-Sarajevë

Ka filluar të funksionojë linja e re ajrore Shkup-Sarajevë që do të shërbejë tre herë në javë (e hënë, e mërkurë dhe e premte), linja ajrore kombëtare greke, “Ejxhian erlajns”, raporton MIA. Për pasagjerët e parë në fluturimin e parë për Sarajevë TAV Aeroportet mbrëmë organizoi ceremoni në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe ndau dhurata simbolike për udhëtim të mirë.

Deri në fund të tetorit, koha e nisjes prej Aeroportit të Shkupit do të jetë në orën 19:00, me kohën e arritjes në Aeroportin e Sarajevës në orën 20:10, ndërsa koha e nisjes nga Aeroporti në Sarajevë do të jetë  në orën 20:50, me kohën e arritjes në Aeroportin e Shkupit në orën 21:50. I njëjti orar do të ofrohet edhe në kohën e dimrit 2023/2024.

“Besojmë se kjo linjë e re ajrore do të plotësojë nevojën e pasagjerëve për të arritur shpejt dhe komod prej Shkupit në Sarajevë për pak më shumë se një orë, në vend të mënyrës së transportit tokësorë që zgjasin më orë të gjata dhe nënkupton udhëtime të lodhshme mes dy kryeqyteteve. Tashmë, njerëzit prej Sarajeve munden me fluturimin e AEGEN të arrijnë në Shkup për gati një orë dhe të zbulojnë vendet e këtij qyteti turistik dhe të trashëgimisë kulturore përgjatë pushimeve ose udhëtimeve rekreative vend”, theksoi Nexhat Kurt drejtori i përgjithshëm në TAV Maqedoni.

Ronald Jagi, shefi komercial i “Ejxhian”, theksoi se me fluturimin e ri duan të rrisin lidhshmërinë dhe të zgjerojnë prezencën e tyre në hapësirat e Ballkanit.

“Me cilësinë tonë të lartë duam të promovojnë mobilitetin ndërshtetërore, për të promovuar turizmin dhe për të forcuar marrëdhëniet tregtare, jo vetëm përmes dy qyteteve, por edhe me Greqinë. Prezantimi i kësaj linje të re ajrore është rezultat i bashkëpunimit përmes AEGEAN dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe dua ti falënderoj kolegët tanë nga TAV për partneritetin e shkëlqyeshëm që e kemi”, tha Jagi.

Rëndësinë e linjës së re ajrore e theksoi dhe Alan Bajiç, drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës i cili theksoi se kjo është rezultat i përbashkët i shumë sukseseve në bashkëpunim me aeroportin e Shkupit, menaxhuar nga TAV Maqedoni, Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës dhe linja ajrore greke AEGEAN.

Në periudhën prej muajit janar deri në gusht janë regjistruar 2.049.157 pasagjerë në dy aeroportet e vendit, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Sh. Apostol Pavle- Ohër. Kjo, sipas të dhënave të TAV Aeroporteve paraqet rritje prej 32 përqind krahasuar më periudhën e njëjtë në vitin 2022, ndërsa krahasuar me vitin 2019, viti referues në aviacion, statistikat në të dhënat e trafikut ajror regjistrojnë 15 për qind rritje të numrit të pasagjerëve. Në tetë muajt të vitit janë realizuar gjithsej 15.344 fluturime, ose 20 për qind më shumë fluturime prej vitit 2022, domethënë katër për qind më shumë krahasuar me vitin 2019.