Mbeturinat mund të sjellin infeksione bakteriale, trikinelozë dhe minj

Katastrofa ekologjike që kërcënon kryeqytetin mund të shkaktojë infeksione dhe sëmundje bakteriale, thonë ekspertët, duke shtuar se bakteret shumohen edhe më lehtë në temperaturat e larta mbi 38 gradë, të paralajmëruara për këtë periudhë. Siç tha mikrobiologu prof. Dr. Nikolla Panovski, kjo gjendje do të kontribuojë edhe në riprodhimin enorm të minjve, të cilët, nga ana tjetër, sjellin rreziqe shtesë nga shfaqja e sëmundjeve. Është veçanërisht e rrezikshme që më shumë qytetarë të gërmojnë nëpër kontejnerët e tejmbushur, raporton Meta, transmeton Portalb.mk.

“Ka miza dhe insekte të tjera, por edhe mace dhe qen që mund t’i transmetojnë ato baktere te njerëzit. Ato janë patogjene, pra enterobaktere, të cilat i rezistojnë temperaturave të larta, escherichia dhe salmonela. Nga ana tjetër, momenti psikologjik është shumë i keq dhe psikologjia ndikon si në imunitetin ashtu edhe në shëndetin e njerëzve. Depresion është të shohësh grumbuj mbeturinash dhe erë që përhapet”, thotë Panovski.

Ai shton se minjtë do të shumohen jashtëzakonisht shumë për shkak të disponueshmërisë më të madhe të ushqimit në deponi.

“Kjo është një fatkeqësi ekologjike. Mbarështimi i minjve është shumë i rrezikshëm, ata mund të transmetojnë sëmundjen trikinelozë, por edhe sëmundje të tjera të rënda, si sëmundjet e zorrëve”, shton profesori.

Përndryshe, sëmundja trikineloza fillon me nauze, të vjella, diarre, edemë të fytyrës dhe qepallave. Komplikimet kardiake dhe neurologjike janë gjithashtu të mundshme. Simptomat përfshijnë rritjen e temperaturës, temperaturën, dhimbjen e muskujve.

Fundjava në kryeqytet ishte në kaos dhe bllokadë të plotë pasi disa punonjës të NP “Higjiena Komunale” protestuan për shkak të mosvazhdimit të kontratave të punës. Ata bllokuan daljen e ndërmarrjes që kamionët të mos dilnin në terren. Metropoli ngjan në depni, ndërsa institucionet kompetente ia kalojnë topin njëri-tjetrit.

9-10 korrik 


Situata gjatë ditës ishe e qetë, ndërsa punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”- Shkup pranuan që vetëm institucionet shëndetësore t’i pastrojnë dhe të vazhdojnë me protestën e tyre në hapësirat e ndërmarrjes.

Në mbrëmje me ndihmën e forcave policore protestuesit u mënjanuan, ashtu që kamionët e ndërmarrjes dolën nga oborri i ndërmarrjes për të pastruar qytetin. Këto kamionë u vozitën nga disa persona që drejtoresha Mazneva i solli për të kryer punën. Pas largimit të kamionëve, u larguan edhe forcat policore nga protestuesit, ndërsa tre protestues mbetën të lënduar, për çka erdhi edhe Ndihma e Shpejtë. Policia nuk lejoi gazetarin tonë të xhirojë momentin e ndërhyrjes së policisë, duke i shkaktuar presion të vazhdueshëm për t’u larguar.

Nga ana tjetër, kryetarët e disa komunave të Shkupit u angazhuan vetë të pastrojnë territorin e tyre, duke e vlerësuar problemin me Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” si skandal të Qytetit të Shkupit. Komuna e Çairit mori ndihmë nga Komuna e Tetovës për pastrimin e mbeturinave. Mbeturinat e mbledhura të komunës së Kisella Vodës dhe Aerodromit, përfunduan në rrugë pasi që deponia “Drislla” nuk i hapi dyert, duke thënë se nuk kanë marrëveshje për shkarkim të mbeturinave.

Në Qytetin e Shkupit, u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Shtabit të Krizës, ndërsa pas mbledhjes për media foli kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska. Ajo protestën e vlerësoi “bllokadë mafioze” dhe lajmëroi që do të pastrojnë vetë mbeturinat.

 

  • Gjithçka që ndodh në lidhje me rastin mund të ndiqni LIVE në Facebook-un e Portalbit si dhe në këtë LINK.