Masa disiplinore për parregullsitë e ndeshjes Tikvesh – Arsimi dhe Sileks – Shkëndija
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka ngritur procedurë disiplinore ndaj dy ndeshjeve të javës së XXX-të në Ligën e Parë. Masat disiplinore janë për ndeshjen Tikvesh – Arsimi dhe Sileks – Shkëndija, transmeton Portalb.mk.
“Në përputhje me sa më sipër, Komisioni i Garave i FFM-së ka filluar procedurë disiplinore kundër lojtarit të FK Shkëndija, Imran Fetai, dhe kundër kreut të stafit teknik, Jeton Beqiri, dhe ata po i referohen Komisionit Disiplinor të FFM-së”, raportoi FFM-ja, duke sqaruar që Shkëndija brenda 15 ditëve duhet të kompenson dëmin material.
Ndeshja Sileks – Shkëndija u zhvillua më 1 maj në Kratovë, ku futbollisti mysafir Imran Fetai pas përfundimit të lojës ka goditur me këmbë derën e zhveshtores. Në këtë ndeshje u regjistrua edhe fyerja e trajnerit Jeton Beqiri ndaj zyrtarëve policor.
“Grupi i tifozëve “Llozari” përdori mjete piroteknikë, duke hedhur në fushë 38 herë pajisje piroteknike. Pavarësisht dy paralajmërimeve në altoparlant, incidentet vazhduan. Përveç kësaj, u shfaq një banderolë provokuese me përmbajtje fyese ndaj FFM-së, e cila u hoq pas ndërhyrjes së folësit zyrtar. Për shkak të këtyre ngjarjeve, janë iniciuar procedura disiplinore kundër klubit dhe çështja është referuar në Komitetin Disiplinor të FFM-së”, raportoi FFM-ja në lidhje me ndeshjen e 4 majit ndërmjet Tikveshit dhe Arsimit.