“Marshimi më i madh deri tani”, Policia e Londrës përgatitet për protestën masive pro-palestineze

Një protestë në mbështetje të palestinezëve në Gaza do të zhvillohet sot pasdite në Londër dhe policia Metropolitane e qytetit ka njoftuar se pret që marshimi të jetë më i madhi deri tani, raporton TopChannel. Marshimi përkon me Ditën e Armëpushimit, ku do të zhvillohen ngjarje përkujtimore kudo në qytet.

Disa zona do të rrethohen për të mos lejuar lëvizjen e protestuesve, për të cilat autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri.

Kryeministri Rishi Sunak e ka etiketuar kohën e protestës së sotme si “mosrespektuese” dhe u bëri thirrje demonstruesve që”të jenë të vetëdijshëm për frikën dhe shqetësimin në komunitetet hebraike dhe myslimane.