Sot luhen katër ndeshje në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut, nesër dy tjera

Ndeshjet e javës së 14-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të fillojnë sot prej orës 13:00. Në këtë kohë do të fillojnë të katër ndeshjet, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija do të luan kundër Tikveshit, Struga do të jetë mysafir i Akademija Brera. Voska Sport do të jetë mysafir i Vardarit, ndërsa Gostivari do të pret Bregallnicën.

Duke filluar në kohën e njëjtë, të dielën do të luan Sileksi kundër Shkupit, ndër Makedonija Gj.P. do të luan kundër Rabotniçkit.

Ndryshe, Shkupi gjendet në pozitën e parë, me një pikë më pak është Struga, ndërsa Shkëndija gjendet në pozitën e tretë me 25 pikë. Voska Sport gjendet në pozitën e parafundit me 13 pikë, ndërsa Gostivari në pozitën e nëntë me 15 pikë.

Shkupi dhe Voska Sport janë dy ekipe shqiptare që kanë siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Maqedonisë.