“Marshi për engjëjt” në Koçan: Prindërit e viktimave në “Puls” kërkesa të shumta i dërguan prokurorit Kocevski

Prindërit e viktimave në zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” nga 16 marsi e mbajtën protestën e tyre të 25-të “Marsh për engjëjt”. Marshi filloi prej para gjykatës në Koçan, prej nga prindërit kanë dërguar kërkesa të ashpra deri te prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Ata kërkuan prezantim të të gjithë dëshmive, zgjerim të aktakuzës edhe ndaj persona të tjerë të involvuar, përgjegjësi publike për lëshimet në aktakuzë, si dhe rishqyrtim urgjent të vendimit për paraburgim shtëpiak dhe sigurim të trajtimit të barabartë për të gjithë të dyshuarit.

“Vallë ju dhe të gjithë bartësit e tjerë të funksioneve më të larta deri tani e keni pyetur vetes se nga 16.03.2025 më nuk keni funksion? Ju keni mision! Mision se nëse ky shtet do të ekzistojë ose do të zhduket”, tha Mita Taseva, nëna e dixhejit që humbi jetën Stefan Cece Tasev.

Prindërit konsiderojnë se në vend të vërtetës dhe përgjegjësisë së plotë, janë dëshmitarë të lëshimeve dhe fshehjeve, për çfarë arsye kanë qenë të detyruar vetë ta analizojë aktakuzën që të nxjerrin në pah gabimet.

Për ta, është tronditëse që disa nga të dyshuarit po mbahen nën masa kujdesi, ndërsa ekziston dyshim se disa persona “e kanë blerë lirinë e tyre me para”.

“Ky është ofendim për drejtësinë dhe për gjithë sistemin juridik. Detyra juaj është që të siguroni trajtim të barabartë para ligjit, e jo të krijoni sistem në të cilin të pasurit dhe personat me ndikim janë të paprekshëm”, porositën prindërit drejtëpërdrejtë duke iu drejtuar prokurorit Kocevski.

Përndryshe, më 3 tetor nga Gjykata Penale Themelore Shkup informuan se në tërësi e miratoi aktakuzën për zjarrin në të ashtuquajturën kabare “Puls” në Koçan, në të cilin më 16 mars jetën e humbën 62 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Lënda për procedura të mëtejshme, siç thanë nga Gjykata Penale, i është caktuar gjykatëses Diana Gruevska-Ilievska nga Departamenti Penal për të Rritur pranë gjykatës më të madhe në vend.

Aktakuza për zjarrin në kabarenë e ashtuquajtur “Pulse” në Koçani u ngrit pothuajse tre muaj pas tragjedisë, më 13 qershor. Janë akuzuar gjithsej 34 individë dhe tre persona juridikë.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.