Mariçiq: Me presidencën spanjolle hap dhe dinamikë e re në negociatat me BE-në deri në fund të vitit

Deri në fund të viti hap dhe dinamikë e re në negociatat me BE-në, me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapje e klasterit të parë, shkroi në Facebook zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në porosinë me rastin e marrjes së udhëheqësisë së presiedencës së BE-së nga ana e Spanjës, transmeton Portalb.mk.

“Sot fillon udhëheqësia gjashtë mujore e Mbretërisë së Spanjës me Këshillin e BE-së, kohë në të cilën kemi edhe shumë për të bërë për Evropë më të suksesshme dhe më të unifikuar me vendet nga Ballkani Perëndimor. Porositë nga kryeministri spanjoll, Pedro Sançez Perez, gjatë vizitës së tij në Shkup dhe motoja “Evropa më afër”, nën të cilën Mbretëria e Spanjës do të udhëheqë me BE-në janë konfirmim për përkushtimin e tyre në politikën e zgjerimit dhe fokusin e integrimit të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor. Katër prioritetet, në mesin e të cilave është edhe çështja e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, kanë të bëjnë me riindustrializimin e BE-së dhe sigurimin e autonomisë strategjike të saj, të tranzicionit ekologjik dhe drejtësisë më të madhe sociale dhe ekonomike”, ka shkruar Mariçiq.

Ai tha se, pret mbajtje të tempos dhe përparim më të madh drejt BE-së, me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapje të klasterit të parë “Vlera fundamentale”.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila deri në realizimin e takimit të liderëve kishte qëndrim të betonizuar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.