Maqedonia e Veriut votoi “e përmbajtur” për armëpushim në Rripin e Gazës

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuuara e miratoi rezolutën me të cilën bëhet thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, por Maqedonia e Veriut ishte e përmbajtuar. Rezoluta e cila ishte propozim i Jordanit, është miratuar me 120 vota “për”, me 14 “kundër” dhe 45 “të përmbajtur”. Maqedonia e Veriut ishte në mesin e vendeve e cila ishte e përmbajtur për rezolutën me të cilën dënohen të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinez dhe izraelit, si dhe sulmet terroriste dhe joselektive, ndërsa gjithashtu bën thirrje për ndihmë të papenguar dhe mbrojtje të civilëve, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në OKB është profesori universitar i juridikut dhe ish ministri i Brendshëm, Lubomir Frçkovski. Ambasadori për punën e tij përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, i cili duhet të sqarojë se pse vendi ynë vendosi të jetë e përmbajtur për rezolutën, me të cilën mbështetet armëpushimi humanitar dhe dërgimi i ndihmës së menjëhershme për Gazën.

Nga rajoni jonë, Sllovenia, BeH dhe Mali i Zi votuan “pro” rezolutës, Kroacia votoi kundër, ndërsa Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgari dhe Greqia votuan të përmbajtuara.

Nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të përmbajtur votuan edhe Gjermani, Italia, Holanda…

Austria, Çekia, Kroacia dhe Hungari janë vendet evropiane që votuan kundër kësaj rezolute.

Vendimet e Asamblesë së Përgjithshme janë juridikisht të detyrueshme, por kanë peshë morale.

Shefi i diplomacisë izraelite, Eli Cohen refuzoi këtë rezolitë. Ai e quajti atë të neveritshme.

“Ne e refuzojmë drejtpërdrejt thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim”, shkroi Cohen në X.

“Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe DEASH-in”, shtoi ai.