Maqedonia e Veriut rreth 60 përqind të këmbimit tregtar e kryen me vendet e Bashkimit Evropian

Maqedonia e Veriut gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025 ka shënuar rritje të eksportit për 3.2 përqind dhe rritje të importit për 2.7 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar-  korrik të vitit 2025 është 666 321 000 euro, ndërsa vlera e mallrave të importuara është 6 662 690 000 euro, që është për 2.7% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në totalin e këmbimit tregtar të Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Evropian merr pjesë me 60.4 përqind.

Në periudhën janar – korrik të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kina dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.3% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti.