Maqedonia e Veriut për dhjetë muaj ka regjistruar deficit tregtar rreth 3 miliardë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti është regjistruar deficit tregtar në vlerë 2 859 224 000 euro, ndërsa vetëm në muajin tetor ka pasur deficit 338 658 000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- tetor të vitit 2025 është 6 706 175 000 euro dhe shënon rritje për 2.26%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut më së shumti ka eksportuar katalizatorët për automjete, aeroplanë ose anije, ndërsa te importi kemi më shumë vajra të naftës.

“Vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar – tetor të vitit 2025 është 9 563 399 000 euro, që është për 4.16% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti.