Manipulim i deklaratës së Ramës, Bullgaria nuk do të sulmojë Maqedoninë e Veriut

Publikimi i një pjese të paspecifikuar të tekstit dhe fototgrafitë manipulojnë qëllimisht deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për të paraqitur një lloj kërcënimi ushtarak nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Rama nuk e kishte parashikuar që një gjë e tillë do të ndodhte, por përdori një batutë ironike për të krahasuar integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës, e cila është në luftë me Rusinë, duke paralajmëruar kështu BE-në, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që manipulon deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhënë në Forumin Strategjik në Bled, duke e paraqitur si një lloj kërcënimi dhe një parashikim të asaj që do të ndodhte në të ardhmen.

Rama nuk është aspak naiv apo budalla, gjatë gjithë kohës (së bashku me Vuçiqin) ka qenë i vetëdijshëm për qëllimin e teatrit të Open Balkans. Një teatër në të cilin vetëm Zaev dhe Kürka besonin dhe ecnin si oborrtarë pas konferencave. Dhe sigurisht ata u shitën histori veriorëve edhe më të vonuar, të cilat ata i besuan si një ngushëllim të përkohshëm deri në arritjen e BE-së. Tashmë Rama nisi me delikatesë të bëjë të ditur se çfarë do të pasojë në Ballkan, qëndron në njoftimin që po analizojmë.

Ndonëse në tekst nuk shkruhet direkt se ajo që do të pasojë do të ishte një luftë mes fqinjëve ballkanikë, për shembull Bullgaria që sulmon Maqedoninë, me fotografittë e bashkangjitura, veçanërisht me titullin nga Infomax, postimi krijon perceptimin se kjo ishte vërtetë mesazhi i Ramës dhe komentet nën postim janë provë e kësaj. Por e gjithë kjo është manipuluese dhe çon në keqinterpretime, si dhe në gjuhë të urrejtjes që mund të lexohet në komente, ndërsa faktet janë ndryshe.

Deklarata e Ramës nuk ishte aspak një kërcënim dhe as një paralajmërim i asaj që do të ndodhte në të ardhmen. Deklarata e tij ishte një shaka ironike. Ai foli për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke përmendur konfliktin në Ukrainë dhe rrugën e përshpejtuar të saj drejt Bashkimit Evropian. Rama tregoi se Ukraina është një kandidate potenciale për anëtarësim në BE, por se BE nuk duhet të neglizhojë Ballkanin Perëndimor. Rama tha me ironi se nëse një vend në luftë do të merrej si bazë për anëtarësimin në BE, atëherë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të sulmonin njëri-tjetrin, vetëm për t’u bërë pjesë e Unionit. Ndaj Rama bëri shaka për zënkat mes vendeve të Ballkanit dhe kush do të hipë i pari në “trenin e BE-së”…me Ukrainën (të gjithë fjalimin e Ramës mund ta ndiqni këtu nga minuta 2:10 deri në 3:54).

Duke parë konfliktin në Ukrainë dhe rrugën e përshpejtuar drejt BE-së, pyes veten: kush duhet të sulmojë kë në këtë panel, në mënyrë që më shpejtë se Ukraina të hyjë më shpejt në Bashkimin Evropian? Dhe unë i përgjigjem vetes: Bullgaria mund ta sulmojë lehtësisht Maqedoninë e Veriut pa dyshim, Kroacia mund të sulmojë lehtësisht Serbinë, Serbia – Kosovën, Bosnja mund të sulmohet pa probleme, ne Shqipëria mund t’u kërkojmë grekëve të na sulmojnë dhe ata do ta bëjnë me kënaqësi, Mali i Zi mund të akëtërojnë si i vdekur në plazh. Dhe kështu do të jemi gati të hyjmë bashkë me Ukrainën”, tha Rama dhe shkaktoi të qeshura te të pranishmit.

Pra, Rama nuk parashikoi që Bullgaria të sulmonte Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare e aleancës së NATO-s, qëllimi kryesor i së cilës është siguria dhe mbrojtja e vendeve anëtare. Neni 5 i Marrëveshjes së Anëtarësimit në NATO thotë se “sulm i armatosur kundër një ose më shumë shteteve anëtare konsiderohet si sulm kundër të gjithëve”.

Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve dhe, për rrjedhojë, ato bien dakord që, në rast të një sulmi të tillë të armatosur, secili prej tyre, në ushtrim të së drejtës për vetëmbrojtje individuale ose kolektive të njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën ose Palët e sulmuara në këtë mënyrë duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkëpunim me Palët e tjera, veprime të tilla që e konsideron të nevojshme, duke përfshirë dhe përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut. Çdo sulm i tillë i armatosur dhe çdo masë e marrë si rezultat do t’i raportohet menjëherë Këshillit të Sigurimit. Masat e tilla do të ndërpriten kur Këshilli i Sigurimit të marrë masat e nevojshme për rivendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, sipas nenit 5 të Marrëveshjes.

Ndaj mund të thuhet se publikimi manipulon qëllimisht deklaratën e Ramës për të paraqitur një lloj kërcënimi ushtarak nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Verriut edhe pse nuk ka një gjë të tillë dhe vështirë se është e mundur sepse të dyja vendet janë anëtare të NATO-s. Rama nuk e kishte parashikuar se një gjë e tillë që do të ndodhte, por përdori një batutë ironike për të krahasuar integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës, e cila është në luftë me Rusinë, dhe kështu paralajmëroi BE-në.

Për shkak të gjithë kësaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.