Manifestimi “Ura me Tri Harqe” bashkon Prishtinën, Tetovën dhe Tiranën në edicionin e XVI
Më 21 dhe 22 maj 2026, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës do të jetë nikoqir i edicionit të XVI të manifestimit artistik e kulturor “Ura me Tri Harqe”, një ngjarje që ndër vite ka krijuar ura bashkëpunimi mes studentëve, artistëve dhe institucioneve të artit nga Prishtina, Tetova dhe Tirana, shkruan Portalb.mk.
Ky manifestim bashkon në një skenë të përbashkët Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës, Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetin e Arteve në Tiranë, duke u dhënë hapësirë studentëve të prezantojnë krijimtarinë, talentin dhe projektet e tyre artistike para publikut.
Programi i këtij edicioni përfshin filma studentorë, shfaqje teatrore, koncerte artistike dhe ekspozitë të arteve pamore. Përmes këtyre aktiviteteve, publiku do të ketë mundësi të njihet nga afër me punën krijuese të brezit të ri të artistëve, të cilët përmes artit shprehin ide, emocione dhe vizione të reja.
“Ura me Tri Harqe” është projekt që zhvillohet me rotacion në qendra të ndryshme universitare. Vitin e kaluar nikoqir ishte Universiteti i Tetovës, këtë vit manifestimi mbahet në Prishtinë, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të organizohet në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Ky manifestim mbetet një hapësirë e rëndësishme për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe promovim të artit studentor shqiptar, duke dëshmuar se arti është një urë e fuqishme që lidh njerëzit, qytetet dhe institucionet kulturore.
Programi i manifestimit “Ura me Tri Harqe”:
