Macron paralajmëroi armëpushim: Bisedova me Trump për rrugën drejt paqes në Ukrainë

Pasi i kërkoi në konferencën e përbashkët për shtyp që të mos i dorëzonte Ukrainën Rusisë, në një intervistë për Fox News presidenti Francez Emmanuel Macron u shpreh se shumë shpejt mund të ketë një armëpushim të  luftën e Evropës Lindore.  Kreu i Elizese rrëfeu se së shpejti do të ketë një takim mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe Presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky, duke sinjalizuar kështu se i kishte kërkuar Trump që mos të linte jashtë tryezës së bisedimeve të Paqes Ukrainën dhe Evropën, raporton ABC.

“Per mendimin tim rruga drejt paqes duhet të jetë e tillë. SHBA negociojnë  me Rusinë dhe SHBA negociojnë me Ukrainën. Presdenti Trump shprehu vullnetin e tij sot për tu takuar me Presidenin Ukrainas Volodymir Zelensky përgjatë javëve në vijim. Takimi me Zelenskyn është më i rëndësishmi. Më pas duhet të kemi një armëpushim. Kjo  mund të arrihet shumë shpejt në javët në vijim. Nëse ky armëpushim nuk zbatohet do të jetë shumë e qartë se Rusia nuk është serioze dhe nuk po kërkon paqe. Kohën e armëpushimit e përdorim për negociata sa i përket garancive të sigurës, territorit që është përgjegjësi e Presidentit Zelensky si dhe për rindërtimin. Le të bëhet marrëveshja SHBA – Ukrainë për mineralet se kjo tregon që Washingtoni do të jetë i angazhuar ndaj sovranitetit të Ukrainës. Pas gjithë kësaj kemi një traktat paqeje dhe një marrëveshje.

Kreu i Elizesë tha se ishte vetëftuar në Washington për ti prezantuar Donald Trump atë që u quajt plani Britaniko- Francez për Garancite e Sigurise mbi Ukrainen

“Nuk ka unanimitet për Ukrainën në NATO, por kjo s’do të thotë që duhet ta braktisim atë. Do te ndalemi te garancite e sigurisë qe mund te jene forcimi i ushtrisë Ukrainase. Nëse kjo nuk mjafton Franca dhe Britania kanë një mision për të vënë trupa paqeruajtës ne Ukraine. Por gjithmonë do të na duhet edhe mbështetja e SHBA nga pas.”

Emmanuel Macron u shpreh përgjatë Intervistës se tij për Fox News se ajo çfarë Ukraina ka arritur në këto vite është e pabesueshme sa ë përket luftës që ka bërë për të mbrojtur territorin e saj. Kreu i Shtetit Francez deklaroi se askush nuk duhet te braktise udhëheqjen Ukrainase, por duhet ta ndihmoje atë që të arrijë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ndër të tjera Kreu i Elizese tha se kishte biseduar me Trump mbi kërcënimet e tij për tarifa tregtare ndaj Evropës. Macron u shpreh se ai shpreson që të ketë bindur Washingtonin se një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt.