Gjykata bllokoi urdhrin e Trumpit për kufizuar marrjen e shtetësisë nga lindja në SHBA
Një gjykatëse federale ka bllokuar përpjekjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të kufizuar dhënien e shtetësisë amerikane në bazë të lindjes në territorin e Shteteve të Bashkuara, transmeton Euronews.
Gjykatësja e Distriktit Federal, Deborah Boardman, nxori të mërkurën një urdhër paraprak që ndalon zbatimin e disa dispozitave të urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Trump në gusht, rapoton Politico.com
Urdhri synonte t’u mohonte shtetësinë fëmijëve të lindur në territorin amerikan nga prindër të huaj që kishin udhëtuar drejt SHBA-së me synimin që fëmija të fitonte shtetësinë, praktikë e njohur si “turizëm lindjeje”.
Sipas gjykatëses Boardman, urdhri i ri i Trumpit bie ndesh me vendimin e Gjykatës Supreme të qershorit, e cila rrëzoi dispozitat kryesore të një direktive më të gjerë për shtetësinë nga lindja, të firmosur prej tij në ditën e parë të mandatit.
“Gjykata Supreme ka folur. Vendimi i saj i qershorit është ligji i vendit. Presidenti duhet ta zbatojë atë”, deklaroi gjykatësja.