Macron: BE duhet të reformohet para se të pranojë anëtare të reja

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se, BE ndoshta duhet të evoluojë drejt një unioni me dinamikë të ndryshme, derisa mendon se si t’i integrojë Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Macron tha se, BE duhet të reformohet nëse dëshiron të zgjerohet me vende të reja dhe duhet të ndërtojë konsensus mes më shumë se 30 vende.

“Është rrezik të mendojmë se, mund të zgjerohemi pa reforma. Mund të dëshmojë se, është mjaft e vështirë për Evropës të përparojë në tema të ndjeshme me 27 anëtare. Me 32 apo 35 anëtare, nuk do të jetë më e lhetë”, tha Macron në mbledhjen vjetore të ambasadorëve francez në Paris.

“Na nevojitet kurajo të pranojmë integrim më të madh në disa fusha dhe ndoshta madje edhe Evropë me shpejtësi të ndryshme”, shtoi ai

Macron nuk ka sqaruar në detaje se si mendoj se do të funksionojë Evropa me dinamikë të ndryshme, por tha se, nevojitet riparim i procedurave të BE-së që të mbetet tërheqëse.

Sipas disa funksionarëve francez, qeveria e Macronit punon në disa propozime për Evropën me dinamikë të ndryshme, me çka do të formoheshin grupe joformale të vendeve anëtare që do të punonin në fusha konkrete.

Macron paralajmëroi se, do t’i tregojë qëndrimet e tij për zgjerimin e BE-së në muajt e ardhshëm, para zgjedhjeve për parlamentin evropian.

Ndërkohë, sot në një forum të mbajtur në Bled të Slovenisë, presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, tha se, BE do të jetë e gatshme të pranojë anëtare të reja deri në vitin 2030.