Pres që BE-ja të gjejë forcë që ta vendos zgjerimin në listën e saj të prioriteteve, ndërsa ne në reforma, vlerësoi Kovaçevski

 Anëtarësimi në Bashkimin Evropian në vitin 2030 është qëllim i realizueshëm. Duhet të japim gjithçka prej vetes në kuptim të reformave, ndërsa pres që BE-ja të gjejë forcë që ta vendos zgjerimin në listën e saj prioritare, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në panelin e liderëve të Forumit strategjik të Bledit, që dje dhe sot mbahet në Bled nën moton “Solidariteti për sigurinë globale”, njofton Portalb.mk.

“Jam i bindur se Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme dhe nga secili prej tyre dolëm si vend më i fuqishëm. Nga vendet e vjetra kandidate, jemi më të mirët në shumë aspekte në kuptim të implementimit të legjislaturës evropiane, stabilitetit mikro financiar, që u dëshmua ga BE-ja dhe instrumentet e BE-së. Për këtë shkak them se viti 2030 është i realizueshëm si qëllim”, tha Kovaçevski.

Ai potencoi se vendi u bë kandidat për anëtarësim në BE që para procesit të Selanikut në vitin 2003.

“Në atë kohë nuk ishim Maqedoni e Veriut, por Maqedoni. Mali i Zi nuk ishte i pavarur dhe Kosova nuk ishte e pavarur. Ja sa gjatë ka zgjatur procesi dhe kur thoni 50 për qind në vend janë për BE, unë do të thoja se ky është optimizëm i madh, pas 20 viteve. Ka shumë frustracion. Ka edhe hulumtime tjera të mendimit publik, të cilët thonë se 80 për qind nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë për integrim evropian dhe të orientuar proevropian, e njëkohësisht 80 për qind nga qytetarët janë kundër bllokadave të cilat vijnë një pas një. Këto bllokada vijnë nga vendet e BE-së në valë, të cilat shfrytëzohen kryesisht për politikë të tyre të brendshme, e jo për skenën ndërkombëtare”, tha Kovaçevski.

Anëtarësimi në BE, siç tha, është alternativa e vetme për vendet nga Ballkani Perëndimor, pasi ekonomitë e tyre janë të lidhura.

“Pata mundësinë t’i shoh maqedonasit e mi, të cilët jetojnë në Koper, por po ashtu vërejta se kur ecni përgjatë bregdetit, si të jeni në BeH, pasi të gjithë kamerierët vijnë nga BeH. Pse? Për paga më të larta. Dhe kur i pyeta si e keni, thonë se nuk mundet më keq, pasi punojmë në 50 gradë në diell. Pastaj pash disa studentë nga vendi i jonë, të cilët punojnë në kafenetë. E dini çka më thanë – “Ju lutemi bëni gjithçka që ta vendosni vendin tonë në BE, dëshirojmë të kthehemi në shtëpi dhe të punojmë në vend të BE-së, por në shtëpi, jo këtu, jo në Slloveni”, tha Kovaçevski.

Për kryeministrin shqiptar Edi Rama, nuk është reale që në vitin 2030 vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të plotfuqishme të Unionit, por, tha, është mirë deri atëherë të shihen hapat konkrete dhe hapat që i ndërmerr BE-ja.

Për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, viti 2030 është shumë larg dhe konsideron se vendi i tij, i cili i pari në rajon, që nga viti 2012, i filloi negociatat për anëtarësim, duhet shumë më shpejtë të integrohet, pasi nuk ka kurrfarë çështje të hapura me fqinjët dhe vazhdimisht punon në përmirësimin e gjyqësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ne politikanët nga Ballkani Perëndimor dimë se çka duam – anëtarësimin e plotfuqishëm në BE menjëherë, ndërsa politikanët evropianë ende nuk dinë se çka duan”, tha Abazoviq.

Sot dhe  nesër (28 dhe 29 gusht) mbahet konferenca vjetore ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bledit, Slloveni. Ai do të zhvillohet nën moton “Solidariteti për Sigurinë Globale”.

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, kryeministri slloven – Robert Golob dje organizoi darkë pune me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit – Dimitar Kovaçevski.

Në këtë darkë ishin edhe presidenti i Këshillit Evropian – Charles Michel, kryeministri i Shqipërisë – Edi Rama, kryeminstri i Kosovës – Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë – Ana Brnabiq, kryeministri i Malit të Zi – Dritan Abazoviç, kryeministri i Kroacisë – Andrej Plenkoviç, kryeministri i Bullgarisë – Nikollaj Denkov, presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës – Borjana Kristo, si dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë – Tanja Fajon.