Atë që po i bëjmë Maqedonisë, nuk është e drejtë dhe e dëmton pamjen e BE-së, deklaroi kryeministri kroat

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq disa herë ka përsëritur që e vetmja rrugë e përparimit kur kemi të bëjmë me zgjerimin e BE-së është eliminimi i çështjeve bilaterale nga procesi, raporton Portalb.mk.

Si model më të mirë për këtë çështje, ai e theksoi Maqedoninë, e cila fillimisht ishte e bllokuar nga Greqia, ndërsa tani nga Bullgaria.

“Të gjitha çështjet bilaterale që nuk janë formalisht, saktësisht të lidhura me legjislativen e BE-së, duhet të eliminohen nga procesi integrues. Kjo është rruga e vetme përpara dhe unë flas nga përvoja”, deklaroi Plenkojeviq.

Ai vlerësoi që nuk është e drejtë që Maqedoni e Veriut të pres 15 vjet për çështjen me Greqinë, dhe tani të pret për zgjidhjen tjetër.

“Ajo nuk është e drejtë, ajo është e dëmshme për figurën e BE-së dhe unë e them këtë me vite publikisht dhe do të vazhdoj ta them”, deklaroi Plenkoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi që ndonjëherë ka përshtypje se liderët e BE-së nuk e dinë çka duan në lidhje me procesin e zgjerimit. Ai theksoi që Mali i Zi i ka filluar negociatat para dhjetë vjetëve, nuk ka problem me fqinjët dhe e filloi luftën kundër korrupsionit, a anëtarësimi në BE në asnjë mënyrë të vjen.

Sot dhe  nesër (28 dhe 29 gusht) mbahet konferenca vjetore ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bledit, Slloveni. Ai do të zhvillohet nën moton “Solidariteti për Sigurinë Globale”.

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, kryeministri slloven – Robert Golob dje organizoi darkë pune me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit – Dimitar Kovaçevski.

Në këtë darkë ishin edhe presidenti i Këshillit Evropian – Charles Michel, kryeministri i Shqipërisë – Edi Rama, kryeminstri i Kosovës – Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë – Ana Brnabiq, kryeministri i Malit të Zi – Dritan Abazoviç, kryeministri i Kroacisë – Andrej Plenkoviç, kryeministri i Bullgarisë – Nikollaj Denkov, presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës – Borjana Kristo, si dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë – Tanja Fajon.