Lloji i ri i Kovidit – Eris nuk është kërcënim serioz, sigurojnë epidemiologët

EG.5, ose Eris, është varianti i ri i Kovid-19 që është bërë dominues në Shtetet e Bashkuara dhe është gjithashtu i pranishëm në Kinë dhe Britani. Prevalenca e llojit të ri po rritet dhe simptomat janë zakonisht dhimbje koke, zëri i ngjirur, dhimbje muskulore dhe shqisa e ndryshuar e nuhatjes, transmeton Meta.mk.

A duhet të shqetësohemi për këtë lloj të ri? Epidemiologët thonë – jo.

“Ky është virus, dhe virusi transmetohet lehtësisht, ai ndryshon lehtësisht. Kovid do të ketë kushedi në sa variante, por është e rëndësishme që nuk ka asnjë variant që do të na sëmurë për të cilin ende nuk kemi një përgjigje imune. Kemi kaluar disa variacione deri më tani, do të ketë të reja, por nuk do të jetë dramatike. Është e rëndësishme që virusi të mos jetë vdekjeprurës, të mos jetë aq i zhvilluar, në mënyrë që të mos prodhojë pamje klinike të vështira. Ky lloj Eris nuk është i tillë”, thotë epidemiologu Aleksandar Stojanov.

Sipas tij, nuk duhet të marrim asgjë, domethënë të mos merren masa.

“Ne kishim masa kur nuk e dinim se me çfarë po përballeshim, por tani është një situatë tjetër. Tani ne e dimë se si të kujdesemi për veten. Unë mendoj se testimi nuk duhet të bëhet. Pres që më lehtë të transmetohet ky lloj kur të ftohet, kur të fillojë viti shkollor, kur të ketë një numër të madh të njerëzve në ambiente të mbyllura”, thotë Stojanov.

Ndërkohë, në vend shifrat e Kovidit janë dukshëm të ulëta. Sekuenca është bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, por nuk iu përgjigjën pyetjeve për llojin e ri, pra nëse dhe sa raste kemi aktualisht në nivel shtetëror.

Sipas raporteve të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, pra sipas buletineve mujore që publikojnë për sëmundjet akute infektive në vend, në muajin e kaluar të korrikut janë regjistruar gjithsej 23 raste me Kovid. Në muajin qershor në RMV janë raportuar gjithsej 29 raste, që është rënie e ndjeshme krahasuar me muajin paraprak maj, kur kishte 119 raste me Kovid. Sipas buletinit mujor të ISHP-së për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive në vend, në muajin maj është raportuar edhe një person i vdekur nga Kovidi. Bëhet fjalë për një numër të rasteve të regjistruara me Kovid-19 të të gjitha llojeve.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerësoi variantin e ri të Kovidit si “variant me interes”, që do të thotë se është më i lehtë për t’u transmetuar. Nuk përbën kërcënim të madh për shëndetin publik dhe nuk shkakton pasqyrë të rëndë klinike në krahasim me variantet e tjera. EG.5, ose Eris, lidhet me nënvariantin Omicron dhe po rrit përhapjen e tij globalisht, Britanina e Madhe, Kina dhe SHBA-të janë aktualisht më të prekurat.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar raportoi javën e kaluar se nënvarianti Eris EG5.1 përbën rreth 15 përqind të rasteve të Kovid-19 në Angli.