Llogaraja, destinacioni turistik mes malit dhe detit në Shqipëri

Është një nga pasuritë e natyrës në jug të vendit. Bëhet fjalë për parkun e Llogarasë që ndodhet pranë plazhit të Palasës dhe jo shumë larg nga Orikumi dhe Radhima, raporton Klan.

Kur vjen këtu je rreth 1027 metër mbi nivelin e detit. Parku ka florë dhe faunë të pasur ndërsa është një oaz qetësie. Në dimër mbulohet nga bora duke ofruar një pamje alpine, ndërsa në verë të ofron frekinë dhe një panoramë magjepsëse të rivierës shqiptare.

Është një nga destinacionet më të vizituara jo vetëm për ajrin e pastër por edhe për pozicionoin e favorshëm gjeografik.

Dikur këtu vinin më shumë vizitorë vendas, por me kalimin e viteve edhe turistë të huaj e kanë bërë pjesë të guidave të tyre në vendin tonë

Vizitorët që vijnë në parkun e Llogarasë nuk mund të largohen pa provuar kulinarinë tradicionale të zonës. Gatimet janë të shumëllojshme. Njëri nga shefat në një prej restoranteve të zonës na tregon disa prej pjatave që u serviren vizitorëve

Kjo zonë njihet më shumë për mishin. Gatuhen gjithashtu edhe byrekë të llojeve të ndryshme

Vizitorëve u ofrohen edhe specialitete të veçantë.

Zhvillimi i turizmit në këtë zonë në vitet e fundit ka bërë që të rritet edhe numri i bizneseve në shërbimet e turizmit. Kjo ka sjellë edhe rritje të kërkesës për puntorë.

Menaxherët thonë se e kanë të vështirë që të gjejnë punonjës ndaj një pjesë të tyre e kanë plotësuar me të ardhur nga shtete të tjera, kryesisht nga Azia.

Njëri prej tyre në sektorin e shërbimit është edhe një i ri nga India. Ai është në vendin tonë prej 1 viti e gjysmë. Ka arrritur të gjejë kontaktin e biznesit në këtë zonë nga agjensi mbi punësimin ndërsa thotë se nuk e ka patur të vështirë të mësojë gjuhën shqipe.

Thotë se është përshtatur në vendin tonë dhe është i kënaqur me kushtet këtu.

Parku i Llogarasë nga viti në vit po kthehet në një destinacionet më të preferuara. Mbi 1 mijë ha sipërfaqe është park kombëtar dhe është në ruajtje që nga viti 1966.