Linja e re Ohër – Bazel do të fillojë më 27 tetor, katër muaj më herët seç ishte planifikuar

Linja e paralajmëruar Bazel-Ohër, e cila është pjesë e Programit të Qeverisë për Subvencionimin e Linjave të Reja Ajrore, fillon katër muaj më herët, njoftoi zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Lajmet e mira në trafikun ajror vazhdojnë. Linja e re Bazel – Ohër fillon 4 muaj më herët. “Aeroporti Evropian”, siç quhet aeroporti midis qyteteve të Bazelit, Mulhouse dhe Freiburgut, është një aeroport shumë i rëndësishëm sepse ndodhet në kryqëzimin e tre vendeve – Zvicrës, Gjermanisë dhe Francës. Udhëkryq që do të sjellë shumë turistë, por do të lehtësojë edhe udhëtimin e diasporës sonë. WizzAir njoftoi se tani mund të blihen bileta për linjën e re ajrore Ohër – Bazel. Fluturimi i parë në këtë itinerar, i cili është pjesë e programit për subvencionimin e linjave të reja ajrore, është planifikuar për 27 tetor. Po zhvillojmë diskutime intensive rreth linjave të tjera ajrore të reja, të cilat do t’i bëjnë aeroportet e Maqedonisë të lidhura në mënyrë të përkryer me të gjithë botën”, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Kujtojmë se vitin e ardhshëm do të hapen edhe pesë linja të reja ajrore me Dubai, Barcelona, ​​Lion, Shtutgart dhe Stamboll, njoftoi në tetor 2024 ministri i Transportit, Aleksandar NikoLloski.

Linja Ohër-Bazel-Ohër që do të funksionojë dy herë në javë dhe duhej të fillonte në mars, por tashmë do të fillojë katër muaj më herët.