Liderët e G20 u zotuan për paqe të drejtë në këto vende
Liderët e G20 u zotuan të punojnë për paqe “të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme” në Palestinë, Ukrainë, Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos, transmeton Portalb.mk.
Deklarata përfundimtare e samitit në Afrikën e Jugut thotë se ata udhëhiqen nga parimet e Kartës së OKB-së.
“Ne do të punojmë për një paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.
Dokumenti dënon terrorizmin “në të gjitha format dhe manifestimet e tij” dhe thekson se paqja është kusht për qëndrueshmëri dhe begati.
G20-a u krijua në vitin 1999 dhe përfshin 19 shtete, BE-në dhe Bashkimin Afrikan.