Republika Sërpska voton për presidentin e ri 

Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë sot për presidentin e ri, transmeton Portalb.mk

Presidenti i deritanishëm, Millorad Dodik, u shkarkua pasi shpërfilli vt dërguarin e posaçëm ndëkombëtar për paqen në Bosnje. 

Dodik u largua nga posti në gusht, pas një dënimi për moszbatim të vendimeve të Christian Schmidt, mbikëqyrës i marrëveshjes së paqes që e mban Bosnjën të bashkuar që nga lufta e viteve 90. 

Zgjedhjet janë të parakohshme dhe fituesi do të shërbejë më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit 2026.  

Këto zgjedhje konsiderohen një test i rëndësishëm për partinë nacionaliste të Dodikut, që ka sunduar në RS për gati 20 vjet. 

Qendrat e votimit janë hapur nga ora 7:00 deri në 19:00. Rreth 1.2 milionë votues mund të zgjedhin mes gjashtë kandidatëve, por dy prej tyre janë favoritë. 

Sinisa Karan, ish-ministër i Brendshëm dhe aleat i ngushtë i Dodikut, është kandidati i SNSD-së.  

Opozita, përmes Partisë Demokratike Serbe (SDS), kandidon Branko Blanusan, profesor 56-vjeçar të inxhinierisë elektrike, i cili e akuzon Dodikun për korrupsion. 

Zgjedhjet zhvillohen në klimë tensioni, pas përplasjeve disa­vjeçare mes Dodikut dhe përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, që sipas analistëve e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike pas luftës së viteve 1992-1995. 

Dodik u dënua këtë vit dhe u ndalua të ushtrojë funksione publike për gjashtë vjet. Ai e pranoi shkarkimin vetëm në tetor, pas muajsh refuzimi. 

Gjatë fushatës, Karan është paraqitur si vazhdimësi e politikave të Dodikut. A 

Ndërkohë, Blanusa ka kritikuar ashpër Dodikun, duke e akuzuar se po rrezikon të ardhmen e entitetit dhe se po përdor institucionet për përfitime personale.