Kuvendi pranoi dekretin e Presidentit Begaj për ligjin për shtetësinë

Kuvendi ka pranuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ligjin për shtetësi, raporton ABC.

Ligji është votuar në Komisionin e Sigurisë, ndërsa pritet që të rivotohet në enjten në Kuvendin e Shqipërisë.

Ligji për shtetësinë u kthye nga Presidenti Begaj, pasi mori 95 vota në parim dhe në tërësi, por disa nene morën vetëm 78 vota.