Ku renditet Shkupi dhe kryeqytetet e rajonit në bazë të kostos së jetesës?

Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë në Evropë sa i përket kostos së jetesës, qirave, çmimeve të ushqimeve dhe në restorante. Megjithatë, edhe fuqia blerëse është ndër më të ulëtat, duke lënë prapa vetëm Athinën, Shkupin, Beogradin, Lisbonën, Kievin, Kishinjevin dhe Tiranën, raporton Radio Evropa e Lirë.

Shifrat tregojnë koston e jetesës në qytete të ndryshme, krahasuar me Nju Jorkun. Kur një indeks ka vlerën 80, ai qytet është më i lirë se Nju Jorku për 20 për qind. Nëse indeksi ka vlerën 120, qyteti është më i shtrenjtë se Nju Jorku për 20 për qind.

Kosto e jetesës për Prishtinën është 28.8, pastaj vjen Kievi 31.9, Minski 32, Shkupi 38.1 dhe Kishinievi i Moldavisë.

Indeksi i qirasë vetëm në Prishtinë (8.4) është më lirë sesa në Shkup (9.5).