Ku përdoret heliumi, çmimi i të cilit po rritet, përveç në shëndetësi?
Heliumi, çmimi i të cilit është rritur ndjeshëm që nga konflikti në Lindjen e Mesme, i cili përdoret, ndër të tjera, për pajisjet e imazherisë me rezonancë magnetike, është bërë një temë e nxehtë në Maqedoni. Dje, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore paralajmëroi spitalet në vend që të kontrollojnë se sa helium kanë, dhe nëse nuk e kanë në sasitë e nevojshme, ta blejnë atë në kohë, sepse mund të bëhet i padisponueshëm në tregun evropian, transmeton Portalb.mk.
Pse filloi të rritet çmimi
Çmimi i heliumit filloi të rritet për shkak të vështirësisë së dërgimit të tij në të gjithë botën, pasi transporti i tij u vështirësua përmes Ngushticës së Hormuzit (ku kalon 20% e prodhimit botëror të naftës dhe gazit), dhe përveç kësaj pasi Irani sulmoi Ras Laffan, qendrën më të madhe industriale në Katar për prodhimin e gazrave të lëngshëm dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme. Me sulmet, Irani jo vetëm që ndaloi një pjesë të prodhimit të metanit në Katar, por edhe 30% të prodhimit botëror të heliumit.
Ku përdoret?
Heliumi bën pjesë në grupin e gazrave të dobishëm (shumë të përdorur). Përdoret në mjekësi, në prodhimin e elektronikës, në astronautikë dhe në eksperimente të panumërta shkencore. Pothuajse të gjitha makinat e imazherisë me rezonancë magnetike përdorin helium për të ftohur magnetet që rrotullohen me shpejtësi dhe nxehen gjatë imazherisë. Pa helium, askush nuk do të jetë në gjendje të bëjë “incizim/imazheri”. Për shkak të krizës së re me këtë gaz, industria e mikroçipave do të vuajë gjithashtu pasoja.
Heliumi përdoret gjithashtu këtu për të ftohur makinat që gdhendin çipa në pllaka silikoni. Nëse kriza vazhdon, do të ketë një rritje të çmimeve të telefonave, televizorëve, pjesëve të kompjuterëve… Laboratorët shkencorë universitarë do të pësojnë ndoshta goditjen më të madhe. Vështirë se ndonjë laborator do të jetë në gjendje të përballojë blerjen e heliumit me çmim të rritur në mënyrë drastike.
Kriza aktuale e çmimeve të karburanteve lidhet ngushtë me zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, ku përshkallëzimi i konfliktit ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregjet globale të energjisë. Ky tension ka shkaktuar pasiguri në furnizimin me naftë dhe rritje të çmimeve në bursat ndërkombëtare, duke reflektuar më pas edhe në vendet e rajonit. Si pasojë, shumë shtete janë përballur me rritje të kostove të importit të karburanteve, çka ka detyruar qeveritë të ndërhyjnë me masa fiskale dhe rregullatore për të zbutur ndikimin tek qytetarët.
- LEXO: Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, duke tejkaluar 112 dollarë për fuçi
- LEXO: Vendet e Ballkanit Perëndimor: Si janë çmimet në RMV, Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi?
- LEXO: Lufta në Iran përvëlon tregjet: Agjencia e Energjisë liron 426 milionë fuçi naftë për të ndalur çmendurinë e çmimeve
- LEXO: Çmimet e naftës rriten, rajoni me masa, Qeveria e Maqedonisë mendohet