Kryeministrat e rajonit në darkë pune në Slloveni, i pranishëm edhe Kovaçevski

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, kryeministri slloven – Robert Golob organizoi darkë pune me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit – Dimitar Kovaçevski, tranmseton Portalb.mk.

Në këtë darkë ishin edhe presidenti i Këshillit Evropian – Charles Michel, kryeministri i Shqipërisë – Edi Rama, kryeminstri i Kosovës – Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë – Ana Brnabiq, kryeministri i Malit të Zi – Dritan Abazoviç, kryeministri i Kroacisë – Andrej Plenkoviç, kryeministri i Bullgarisë – Nikollaj Denkov, presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës – Borjana Kristo, si dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë – Tanja Fajon.

Nga Qeveria bënë të ditur se liderët shfrytëzuan rastin për të diskutuar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe ecurinë e proceseve reformuese, që konsiderohet si investimi më i mirë për vendet e rajonit.