KRNM e shkëputi partneritetin me Qytetin e Shkupit rreth kandidaturës për Kryeqytetin Evropian të Rinisë 2027
Bashkëpunimin në lidhje me kandidimin e Qytetit të Shkupit për Kryeqytetit Evropian të Rinisë e ka ndërprerë Këshilli Rinor Kombëtar, duke paralajmëruar që do të vazhdojnë të kontribuojnë akoma në zhvillimin e jetës rinore në qytet, transmeton Portalb.mk.
“Informojmë të rinjtë se tërhiqemi nga partneriteti me Qytetin e Shkupit për kandidimin e Qytetit të Shkupit për Kryeqytetin Evropian të Rinisë për vitin 2027”, deklaruan nga Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (KRNM).
Ata alarmuan se nuk mund të krijojnë lidhje kontakti me Qytetin e Shkupit që prej fillimit të bashkëpunimit, duke shtuar që ky është një sinjal se ky institucion nuk është i përkushtuar për të rinjtë.
“Qyteti nuk tregoi angazhim të mjaftueshëm për tejkalimin e pengesave për formimin e këshillit rinor lokal, miratimin e strategjisë lokale për rininë, as hapjen e një qendre rinore, pjesë e mekanizmit që janë bazë për vetë kandidimin për Kryeqytetin Evropian të Rinisë”, deklaruan nga KRNM.
Ndryshe, me iniciativën e Këshillit Rinor Kombëtar të Maqedonisë (KRKM) dhe organizatave të shumta rinore, Qyteti i Shkupit në fillim të vitit 2024 ka filluar përgatitjet për titullin prestigjioz Qyteti i Rinisë, i cili ndahet nga Forumi Rinor Evropian me qëllim të inkurajimit të të rinjve për rritjen e pjesëmarrjen e të rinjve në qytetet të cilat konkurrojnë për këtë titull.
Në shtator 2023, kryeqyteti i Maqedonisë u shpall Kryeqyteti i Kulturës Evropiane për vitin 2028. Titulli i fituar është i një rëndësie të madhe, sepse do të sjellë afirmim të kulturës vendase në të gjitha segmentet e saj, nga trashëgimia kulturore deri te arkitektura bashkëkohore dhe artet skenike.