Kovaçevski dhe Mickoski organizuan iftare të ndara

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski kanë organizuar sot iftare të ndara, me rastin e muajit të Ramazanit. Në iftarin e organizuar nga Kovaçevski, kanë marrë pjesë kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, ministrat dhe anëtarët e Qeverisë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetë, kryetarë të partive politike, redaktorë dhe mysafirë të tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë mbrëmje iftari, rrimë ulur së bashku në tavolinë, ndajmë bukën, ndajmë respekt të ndërsjellë – dhe kjo është pasqyra më e mirë e vlerave drejt të cilave jemi përcaktuar. Ajo është unitet, në shoqëri të barabartë për të gjithë, në të ciën së bashku i tejkalojmë sfidat dhe së bashku i hapim perspektivat, ndërtojmë ardhmëri për çdo njeri, për çdo familje, për shtetin tonë të përbashkët, i cili është shtëpia jonë e përbashkët”, porositi Kovaçevski.

Mickoski, ramazan, iftar
Foto: Hristijan Mickoski FB

 

Nga ana tjetër, Mickoski porositi se, sfidat dhe problemet me të cilat përballen vendi janë të të gjithë njerëzve dhe përgjegjësia për luftimin e tyre është e barabartë.

“Kisha nderin të flaim për sfidat aktuale, periudhën e vështirë për të cilën duhet të luftojmë së bashku. Maqedonia dhe problemet në shtet janë të të gjithë njerëzve dhe përgjegjësia jonë për krijimin e ardhmërisë është e njëjtë dhe e përbashkët”, ka shkruar Mickoski.