Shkruan: Nexhat Bexheti
Komunizmi Demokratik është doktrinë mbi lirinë e plotë të njeriut, Komunizmi klasik u tërhoq që t’ia liroje hapësirën Demokracisë, si formë e re e organizimit të shoqërisë, me shpresë që njerëzimit t’i sjellë jetë të lumtur.
Njerëzimi nuk u shpëtua nga pakënaqësitë e kaluara në demokraci por akoma më shumë e humbi lirinë si individ, pjesëtarë në ekosistemin e themeluar nga klanet ndërkombëtare. Me program shfrytëzues njeriu ndaj njeriut.
Në demokracinë dogmatike punëtori e shet krahun e punës me ditë, me orë pune, dhe në këtë mënyrë krijon të mira materiale, të cilat sjellin profit kapitalistit demokrat, por punëtori nuk merr pjesë në ndarjen e profitit. Ngelën me mëditjen e shitur. Sedimentimi i këtyre dukurive sjellin vetëm ekskrecione infektive të negacionit morali si rregullator dhe atribut i mirësjelljes njerëzore në netvorkun social, parasheh që të respektohet personaliteti i çdo individi, magjitë fërkimet dhe ambiciet impulsive, që përcjellin aktivitetin e përditshëm të çdo punëtori apo grupacioni të caktuar njerëzor. Meqë parimet e sjelljes prosociale janë zvetënuar deri në dimenzione antisociale, që nga fillimi i tranzicionit demokratik e deri më sot, duhet potencuar se është dora vet keqpërdorimi dhe papërgjegjësia e lidershipit shoqëror dhe shtetëror që ka paraprij mbështetur dhe sponsoruar këtë mizori ubikvitare sociale. Kur pseudoafaristët gjejnë mbështetje tek pushteti, shfrenohen duke i kapërdi normat elementare afariste kundrejt punëtorëve, me këtë akt aktivizojnë spiralen e formimit dhe prodhimit të të varfëve në shoqërinë e vetë shtetit, Klasa politike nuk është e vetëdijshme për pasojat fatale mbi popullatën e vetë. Shteti kundër shtetasve të vetë.
Ky formacion shoqërorë kategorizohet si deklinim psikosocial dhe sociokulturor i shoqërisë demokratiko-dogmatike, përndryshe do ta klasifikojmë si tjetërsim i demokracisë.
Duke e hedhur poshtë domokracinë dogmatike, do t’a pengojmë një krizë në të cilën vetëm të pasurit i’a dalin mbanë. Të pasurit pasurohen të varfërit varfërohen. Bota, pavarësisht përparimit të shkencës dhe teknologjisë, nuk po përparon fare. Asgjë nuk është bërë për të siguruar që edhe të varfrit të bëhen qytetarë të pasur dhe të denjë. Suksesi i ekonomisë së re nuk konsiston në zhvillimin e prodhimit, por në marrëdhënien e fshehtë midis të varfërve dhe të pasurve. Kemi arritur në fund fare, por ende po gërmojmë. Dhe nëse kemi dështuar për rreth dyzet vjet, ndoshta mund të themi me modesti se nuk jemi pikërisht në rrugën e duhur. Por njerëzit janë rezistentë. Bota, veçanërisht ne, nuk kemi nevojë për përvetësimin e ekonomisë dhe kapitalit, po ashtu edhe për zhvatjen e buxhetit të shtetit nga udhëheqësit politik, të cilët e gëzojnë besimin e qytetarëve.
Formacioni shoqërorë demokracia dogmatike, duhet t’ia lëshojë hapësirën, pa revolucion pa viktima, ideologjia e Komunizmit demokratik do të pranohet vullnetarisht, sepse vetëdija do të arrijë spontanisht si rezultat i ngopjes ndaj luftërave që ndodhin nëpër botë. Deri më tani ka sunduar formacioni shoqërorë i rafiniruar nga Komunizmi diktatorial i cili pas vetes shkroi një histori të përgjakur të njerëzimit.
Tani ka ardhur koha që të kalohet në një formacioni të ri shoqërorë, ku njeriu do të fitojë lirinë absolute shumëdimensionale. Paqja e shumëdëshiruar e njerëzimit do t’a mbizotërojë botën. Garat në armatim do të dedikohen në mbrojtjen e botës nga gjithësia.
Njeriu do vlerësohet dhe nuk do të sundohet nga oligarkët demokrat, po ashtu edhe nuk do të tjetërsohet nga njeriu.
Aksiomat e reja nuk duhet t’i kuptoni si absurditet por si realitet i ardhmërisë
Ky formacion i ri emërtohet :Komunizmi demokratik.