Kompania pas kriptomedhës së kolapsuar duhet të përballet në gjykatë në SHBA

Terraform Labs dhe themeluesi i saj Do Kwon duhet të përballet me akuzat për mashtrim të Komisioni të Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA vendosi një gjykatë federale ditën e Hënë, raporton PCW. Kwon dhe Terraform Labs ishin pas dy kriptomonedhave shpërthimi të cilave tronditi tregun e kriptomonedhave në mbarë botën vitin e kaluar.

TerraUSD, një stablecoin algoritmik i cili supozohej se do të mbante vlerën 1:1 me dollarin Amerikan merrte vlerë nga një tjetër token quajtur Luna.

Të dy tokenët humbën të gjithë vlerën e tyre kur TerraUSD, njohur edhe si UST, humbi lidhjen 1:1 me dollarin në Maj të 2022.

Përpara kolapsit TerraUSD kishte një vlerë tregu prej 18.5 miliardë dollarë dhe ishte kriptomonedha e 10-të më e madhe në botë.

Sipas padisë së SEC Terraform Labs dhe Kwon ka mashtruar investitorët lidhur me stabilitetin e UST, duke pretenduar se vlera e kriptomonedhave të kompanisë vetëm do të rritej.

Gjykatësi Amerikan Jed Rakoff hodhi poshtë mocionin e avokatëve të Terraform për të refuzuar akuzat se kanë mashtruar investitorët duke shitura miliarda dollarë në asete digjitale të cilat ishin letra me vlerë të paregjistruara.

Çështja tani po trajtohet nga Gjykata e Distriktit Jugor të Nju Jorkut në SHBA.