Kompani e afërt me qeverinë e kaluar në RMV, ka marrë subvencione mbi 450 mijë euro pa i kryer obligimet, alarmoi ministri
Ministri për Bujqësi, Cvetan Tripunovski, ka alarmuar që një kompani e afërt me qeverinë e kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, ka keqpërdorur mjetet e buxhetit të shtetit, duke keqpërdorur mbi 450 mijë euro subvencione, raporton Portalb.mk.
“Kompania e afërt me qeverinë e kaluar, ka marrë tokë, nuk e ka punuar, a ka marrë subvencione mbi 450 mijë euro”, deklaroi Tripunovski.
Ai ka sqaruar që së bashku me drejtorin e Agjencisë për Pagesa dhe drejtorin e Inspektoratit për bujqësi janë duke kontrolluar keqpërdorimet që janë kryer më herët në këtë sektor, duke vlerësuar që gjendja është alarmante.
“Një kompani e afërt me qeverinë e kaluar, ka marrë toke shtetërore bujqësore në sipërfaqe prej 1600 hektarë. Paramendoni, në atë marrëveshje është përfshirë që kjo kompani për tre vjet të jetë e liruar nga qiraja e tokës që do ta shfrytëzojë. Përndryshe, qiraja vjetorë është rreth 21 milionë denarë dhe për tre vjet kjo firmë ka dëmtuar buxhetin disa milionë euro”, deklaroi ministri.
Ministri sqaroi që kjo tokë nuk është përpunuar , ndërkohë tregoi që kjo firmë në vitin 2021, 2022 dhe 2023 ka marrë subvencione rreth 27 milionë denarë, apo rreth 450 mijë euro.