Numri i vatrave me linë te delet dhe dhitë është ulur nga 30 në 11

Numri i vatrave me linë te delet dhe dhitë është ulur nga 30 në 11, në ndërkohë po zhvillohet koordinimi për dërgimin e donacionit prej 500.000 vaksinash nga Turqia, transmeton Potalb.mk.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë në koordinim të drejtpërdrejtë me palën turke, ndërsa publiku do të informohet pasi të zbatohen të gjitha procedurat dhe veprimet e nevojshme për dërgimin e tyre”, thanë nga Ministria e Bujqësisë për TV24.

Nga aty thonë se masat që po zbatohen për luftimin e lisë te delet dhe dhitë po japin rezultate, përkatësisht numri i vatrave është ulur nga 30 në 11.

Kujtojmë se disa muaj më parë u pas paraqitjes së lisë te delet dhe dhitë në Komunën e Likovës AUV, shtoi kontrollet te delet dhe dhitë.

Nëse blegtorët vërejnë simptoma apo ndryshime të papritura te kafshët, përfshirë edhe rritje të ngordhjeve, duhet të njoftojnë shoqëritë veterinare dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari.

Institucionet kompetente po zbatojnë masa kontrolluese dhe mbrojtëse në zonën reth fermave ku është konfirmuar sëmundja.