Komisioni Shtetëror për Ankesat e Prokurimit Publik do të shpërbëhet me procedurë të shpejtë
Komisioni Shtetëror për Ankesa të Prokurimit Publik të shpërbëhet me procedurë të shpejtë dhe të zgjedhet përbërja e re nga ana e shumicës së re parlamentare, votuan sot deputetët e shumicës që vijnë nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tij. Ata miratuan nevojën për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të anëtarëve dhe kryetarit të këtij organi shtetëror të pavarur, raportoi SDK, përcjell Portalb.mk.
“Kjo goditje në punën e institucioneve, që duhet të jenë të pavarur nga qeverisja qendrore, përfaqëson një precedent të rrezikshëm dhe shpie deri te partizimi shtesë i institucioneve”, reaguan nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit.
Nga kjo Platformë vlerësojnë që ndërprerja e mandatit të presidentit dhe anëtarëve të këtij komisioni bëhet me ndryshime urgjente ligjore, tregon se qëllimi i këtyre ndryshimeve është zgjedhja e përbërjes së re të këtyre komisioneve me masa të qeverisë së re.
“Duke qenë se fokusi i këtyre ndryshimeve legjislative është pikërisht në përbërjen dhe zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të pavarura, duket se qëllimi i ndryshimeve është zgjedhja e përbërjeve të reja të këtyre komisioneve sipas dëshirës së qeverisë së re. Kjo ndërhyrje në punën e institucioneve, të cilat sipas modelit të tyre duhet të jenë të pavarura nga pushteti qendror, përbën një precedent të rrezikshëm dhe çon drejt partizimit plotësues të institucioneve”, raportoi Platforma.
Paraprakisht, shumica parlamentare në seancën plenare të mbajtur më 17 shtator të këtij viti, nuk e ka miratuar Raportin Vjetor të këtij Komisioni.
Kuvendi solli përfundime duke konstatuar që Komisioni gjatë vitit 2023 nuk i ka realizuar aktivitetet e nevojshme për sigurimin e mbrojtjes së shpejtë, objektive dhe efikase të prokurimeve publike. Kështu u hap rruga që deputetët e VMRO-DPMNE-së të shkruajnë ligj që i ndërpret mandatin komisionit aktual dhe zgjedh përbërje të re nga kjo Qeveri. Shumica këtë e ka zgjidhur përmes ndryshimeve të propozuara në nenin 6 dhe 7.
Platforma kundër korrupsionit apeloi deri te deputetët që mos të votojnë ndryshimet e propozuara, ndërsa ata të shumicës kanë votuar që ndryshimet të miratohen me procedurë të përshpejtuar, pa debat.
Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski më 13 tetor ka shpreh mospajtim me reagimin e Platformës së organizatave civile për luftë kundër korrupsionit se me ndryshime urgjente ligjore kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të pavarura shtetërore u ndërpritet mandati, duke ndërhyrë në punën e këtyre institucioneve.
Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit më 11 teotr reagoi ashpër ndaj amendamenteve dhe shtesave të votuara, si dhe ndaj propozimeve për ndryshime të reja të ligjeve që u shuajnë mandatin para kohe anëtarëve dhe kryetarëve të organeve shtetërore të pavarura, Komisionit Shtetëror për Ankesa të Prokurimeve Publike, Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Komisionit Shtetëror të shkallës së dytë për vendimmarrje në procedimin administrativ.
Ndër organizatat e shoqërisë civile që janë anëtare të Platformës janë: Instituti për Demokraci Societas Civilis, Koalicioni Të gjithë për gjykim të drejtë, Metamorfozis, Transparency International , Fondacioni “Shoqëri e Hapur”, Qendra për komunikime civile, Eurothink , Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.