Klubi i karatesë nga Tetova i mori tri medalje të arta në kampionatin që u mbajt në Prishtinë
Në garat mbarëkombëtare që u mbajtën në Prishtinë, klubi i karatesë “Khalid” nga Tetova arriti të marrë 3 medalje të arta, nën udhëheqjen e trajnerit Albion Idrizi, transmeton Portalb.mk.
“Klubi i Karatesë “Khalid” – Tetov me 3 kampion në Kampionatin Mbarëkombëtar në Prishtinë. Një tjetër sukses i madh për sportin e Tetovës! Në kuadër të festimeve të Nëntorit, Federata e Karatesë së Kosovës organizoi Kampionatin Mbarëkombëtar, ku morën pjesë mbi 500 garues dhe 60 klube shqiptare nga të gjitha trevat”, njoftoi KK “Khalid”.
Garuesi Shkëmb Sabriu, Lear Bajrami dhe Erblin Bajrami rritën të shpallen kampion, nënkampion u shpall Lejla Fazliu, ndërsa medalje të brozntë mori Agon Aliti, Blina Bilalli dhe Edona Rustemi.