Klaus Schwab nuk i urdhëroi qeveritë në mbarë botën të arrestonin qytetarët që lexonin lajme të rreme
Ndryshe nga se pretendon postimi, se Klaus Schwab urdhëroi qeveritë e botës të arrestonin këdo që lexonte lajme të rreme, as në fjalimet e cituara të Schwab, as në seksionet ku Forumi Ekonomik Botëror adreson dezinformimin, nuk ka ndonjë provë të bashkangjitur. Pra, ky është dezinformim klasik për Klaus Schwab, shkruan Vërtetmatësi.
Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:
Është evidente se kjo deklaratë e Klaus Schwab nuk ka asnjë lidhje me atë që thuhet në postimin që po shqyrtojmë, dhe është dezinformim – “se WEF dhe Schwab po urdhërojnë qeveritë në mbarë botën të arrestojnë qytetarët që lexojnë lajme të rreme në Interneti”. As nuk është e vërtetë që Klaus Schwab “urdhëron që mediat e pavarura të ndalohen, qeveritë ta bëjnë të paligjshme leximin e burimeve të lajmeve që nuk janë të zakonshme”.
Faqja e internetit e Forumit Ekonomik Botëror ndan disa rekomandime për trajtimin e dezinformatave, por Schwab nuk ka autoritet, fuqi ligjore apo politike për të “urdhëruar” qeveritë në mbarë botën për të arrestuar qytetarët që lexojnë lajme të rreme në internet.
Më 11 tetor 2022, në faqen e internetit të WEF thuhet:
Por ky tekst edukativ i WEF-it nuk lidhet në asnjë mënyrë me ndonjë arrestim apo represion global të njerëzve që lexojnë media jo të zakonshme.
Forumi Ekonomik Botëror thekson se qeveritë mund të ofrojnë disa nga zgjidhjet më domethënëse për krizën e dezinformimit përmes rregullimit. Për shembull, BE-ja ka miratuar ligje që do t’u kërkojnë kompanive të teknologjisë të monitorojnë platformat për gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe materialet e dëmshme. Kjo do t’i lejojë qeveritë të urdhërojnë kompanitë të heqin përmbajtjen që promovon terrorizmin, abuzimin seksual të fëmijëve, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimin. Qeveritë gjithashtu duhet të luajnë një rol për të siguruar që qytetarët, veçanërisht fëmijët, të kenë aftësitë dixhitale për të qenë të sigurt dhe të informuar. Estonia është një shembull për të tjerët. Në vitet e kaluara, Estonia i është përgjigjur fushatave të shumta dezinformuese me një qasje të ndryshme për të mbrojtur qytetarët e saj dhe ka prezantuar edukimin mediatik për nxënësit e të gjitha moshave”, thuhet në faqen e internetit të WEF.
Ndryshe nga sa është publikuar në foto nga postimi që po rishikojmë, WEF nuk ka njoftuar asnjëherë në Twitter se “Leximi i lajmeve të rreme është një krim urrejtjeje” por është një foto e ndryshuar në mënyrë digjitale, pra tweet-i (njoftimi) është gënjeshtër. WEF nuk do të mbyllë mediat e pavarura dhe as nuk ka një fuqi të tillë. Është një pretendim i kot, i cili nuk ka asnjë bazë faktesh.
Forumi Ekonomik Botëror ka kryer kërkime mbi dezinformatat dhe këshilla të dobishme se si ta njohim dhe shmangim atë në faqen e tij të internetit.