Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë të këtij viti është regjistruar shkalla e papunësisë për 11.5, transmeton Portalb.mk.
“Nga numri i përgjithshëm i të papunëve meshkujt e papunë marrin pjesë me 62.4% ndërsa femrat me 37.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë te popullsia aktive janë regjistruar 796 930 persona, të punësuar 705 165, të papunë 91 765 persona. Kështu, shkalla e aktivitetit u regjistruar 52.5, ndërsa shkalla e punësimit 46.5.
“Të punësuarit joformal janë 100 619, që është për 2.5% më shumë se tremujori i mëparshëm. Numri më i madh i personave të punësuar joformal, apo 48.8% ka në sektorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit dhe 17.7% në sektorin e Ndërtimtarisë”, raportoi Enti.