Khamenei tha se nuk dorëzohet në konfliktin me Izraelin: Çdo sulm i SHBA-së ndaj Iranit do të ketë “pasoja të pariparueshme”

Në një fjalim drejtuar kombit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, hodhi poshtë thirrjen e Presidentit Trump për dorëzim në konfliktin me Izraelin dhe paralajmëroi se çdo sulm i SHBA-së ndaj Iranit do të ketë “pasoja të pariparueshme”, transmeton Portalb.mk.

“Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim që do të shoqërohet me dëme të pariparueshme”, shtoi ai.

Ajatollah Ali Khamenei tha gjithashtu se Izraeli bëri gabim të madh që e nisi luftën.

“Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet”, tha ai.