KF Shkupi prezantoi trajnerin e ri

Pas shkarkimit të trajnerit Matija Mirkov, KF Shkupit sot prezantoi trajnerin e ri, Alparslan Erdem, trajneri i tretë për sezonin e porsafilluar 2024/25. Ai pritet të jetë dy vjet trajneri i KF Shkupit, transmeton Poralb.mk.

“Prezantojmë trajnerin e ri, Alparslan Erdem. Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai ka luajtur për disa ekipe të mëdha si Werder Bremen, Galatasaray, Gençlerbirliği, İstanbul Başakşehir dhe Fatih Karagümrük”, raportoi KF Shkupi.

Raportohet që Erdem ka qenë ndihmës i trajnerit Farioli dhe Pirlo te Fatih Karagumruk, ndërsa prej vitit 2023 është trajneri kryesor në këtë ekip.

Ndryshe, pasi Shkupi kishte shkarkuar trajnerin Ernest Gjokën më 19 gusht, kishte emëruar si trajner kryesor Matija Mirkov më 21 gusht. Mirkov pas një muaji ishte larguar nga Shkupi, pas humbjes kundër Rabotniçkit.

Shkupi për momentin gjendet në pozitën e shtatë me nëntë pikë të grumbulluara nga tetë ndeshjet.