Këtë fundjavë do të fillojë Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë do të fillojnë garat në kategoritë e ndryshme të futbollit, pas pushimit dimëror në kuadër të sezonit 2023/24, transmeton Portalb.mk.

“Këtë fundjavë, më 17 dhe 18 shkurt, do të fillojë pjesa pranverore e sezonit të garave në Ligën e Parë dhe të Dytë në futbollin e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2023/24”, njoftoi Federata.

Kjo pjesë do të fillojë me ndeshjen Gostivar – Vardar. Ndeshja do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 14:00. Me këtë ndeshje do të hapet edhe java e XIX-të.

Në kohën e njëjtë, të dielën do të zhvillohen ndeshjet tjera:

Rabotniçki – Struga

Shkupi – Voska Sport

Makedonija Gj.P. – Shkëndija

Bregallnica – Tikvesh

Sileks – Akademija Pandev

Ndryshe, në vendin e parë gjendet Struga me 39 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 38 pikë dhe Shkëndija 35 pikë. Në pozitën e pestë gjendet Gostivari me 24 pikë, ndërsa Voska gjendet në vendin e nëntë me 20 pikë.