Këshilli i Prokurorëve shkarkoi Vilma Ruskovskën

Vilma Ruskovska nuk është më prokurore, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë e kanë shkarkuar. Vendimin e kanë konfirmuar pas procedurës së hapur disiplinore ndaj ish-drejtueses së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Vendimi u mor unanimisht nga të gjithë anëtarët.

Propozimi për shkarkim ka ardhur pasi ish-drejtori i Drejtorisë Policisë Financiare ka dorëzuar përgjegjësi disiplinore pranë Komisionit Disiplinorë të Prokurorisë, për kontrollin e kryer në zyrat e Drejtorisë.

Ruskovska, nga ana tjetër, pohoi se është suspenduar me kërkesë për shkarkim për shkak se ka hapur një hetim kundër Rashkovskit.

Ndryshe, dy kallëzimet penale ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë për Polici Financiare, Arafat Muaremi, janë vlerësuar si të pabaza nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Kujtojmë se Prokuroria kreu bastisja në Drejtorinë për Polici Financiar më 18 korrik 2022. Atëherë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit me të cilën udhëhiqte Villma Ruskovska vetëm konfirmuan se po kryejnë bastisje dhe se bëhet fjalë për lëndë të formuar pas denoncimit nga qytetarë.

Ruskovska u suspendua për shkak të bkësaj bastisjeje, ndërkaq Muaremi dha  dorëheqje një ditë pas skadimit të mandatit 6-mujor të ushtruesit të detyrës së drejtorit.