Kallëzime për Arsovskën dhe për disa komuna në seancën e KSHPK-së

Kallëzime për kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe disa komuna kanë qenë në fokus të vazhdimit të sotëm të seancës së 99-të të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ku janë shqyrtuar disa lëndë të cilat ishin në të shumtën e rasteve janë hedhur poshtë ose është vendosur që procedura të ndërpritet, raporton MIA.

Për kallëzimin e kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska lidhur me emërimin e drejtorëve, ishte vendosur që të dorëzohet në procedurë kompetente të Këshillit inspektues sepse, siç theksuan, nga inspektorati janë dy vendime të kundërta.

Mes lëndëve janë ndërprerë procedurat ndaj Komunës së Dibrës për moszbatim të vendimit të Inspektoratit shtetëror administrativ si dhe procedura për parregullsi në punë në Agjencinë e filmit për të cilën u theksua se veprojnë organe tjera.

Nga KSHPK-ja deklaruan se nuk janë kompetent për raportin me konstatimet kundër komunës së Karposhit për dhënie të paligjshme në shfrytëzim të objektit afarist, pronë e komunës, si dhe kanë ndërprerë procedurën ndaj një inspektori ndërtimor të komunës së Karposhit për të cilin sipas pretendimeve dyshohet se nuk ka ndërmarrë aktivitete zyrtare në lidhje me ndërtimet pa leje.

Në seancën e sotme është sqaruar edhe kallëzimi ndaj drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor me pretendimet se ajo ka punësuar disa persona të afërt për të cilat KSHPK-ja ka kontrolluar se ishte dhënë pëlqimi financiar.

Inspektimi rreth ligjit të automjeteve, gjegjësisht rregullores për kontrollin teknik të automjeteve, ishte gjithashtu në mesin e raporteve, ndërsa KSHPK-ja vendosi që ajo të dorëzohet deri te Ministria e Punëve të Brendshme si kompetentë për ligjin konkret.

Pretendimet se një prokurore i ka blerë banesë vajzës së saj dhe nuk e ka raportuar në listën anketuese ishin gjithashtu, pjesë e raporteve të sotme për të cilat KSHPK-ja ka konstatuar se janë të pasakta, se blerja e banesës është denoncuar, ndërsa fondet janë fituar më parë, me kursime.

Antikorrupsioni sot ka diskutuar edhe për raportin e inspektimit kundër korrupsionit të propozimit për Ligjin për meteorologji, ku është konstatuar se me rastin e kryerjes së pajtueshmërisë nuk është rregulluar në mënyrë decide me ç’rast Byroja bën vlerësimin dhe është e nevojshme të ndërmerren hapa në drejtim të tejkalimit të kësaj situate me të cilën kanë vendosur që rastin t’ia përcjellin Ministrisë së Ekonomisë kompetente për ligjin konkret.